Skip to content

Kryeministri i Malajzisë nesër vizitë në Turqi për forcimin e marrëdhënieve

thumbs b c 78ae7af31e3150d591dbb97a4f8fe99c

Kryeministri i Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare 4 ditore në Turqi me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, lidhjeve ekonomike si dhe avancimin e bashkëpunimit në industrinë e aviacionit dhe mbrojtjes.

Ambasadori i Malajzisë në Ankara, Sazali Mustafa Kamal, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Bernama tha se në vizitën e cila do të realizohet me ftesën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan pritet që dy vendet të diskutojnë për bashkëpunimin në periudhën pas pandemisë.

“Takimi mes dy liderëve do të hapë më shumë mundësi për bashkëpunim mes Malajzisë dhe Turqisë. Dy liderët krahas bashkëpunimit dypalësh pritet të bisedojnë edhe për çështjet lidhur me Ukrainën dhe sigurinë ushqimore”, tha Sazali.

Ai theksoi se kryeministri malajzian ka planifikuar që të mërkurën të vizitojë kompaninë e Industrisë Kimike dhe Mekanike (MKE – Makina ve Kimya Endüstrisi AŞ) si dhe Kompaninë e Aviacionit dhe Hapësirës Turke të cilat janë prej kompanive më të mëdha të Türkiye-s në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit.

Kryeministri malajzian Yaakob, pas takimit që do të zhvillojë të enjten me presidentit Erdoğan në Ankara, pritet të marrë pjesë në takimin ndërmjet delegacioneve të Malajzisë dhe Turqisë.
Burimi: AA