Skip to content

Shkëputja e akullnajës në Itali/ 7 të vdekur, 5 persona ende të zhdukur

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Marmolada, në Alpet veriore italiane, ku një akullnajë u shkëput dhe mori para disa turistë, 5 persona vijojnë ende të rezultojnë të zhdukur.

 

Deri më tani janë gjetur 7 persona të pajetë, 4 prej të cilëve janë identifikuar.

 

Viktima e fundit e identifikuar është një person me banim në Trentino.

 

Mediat italiane raportojnë se tetë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve ka lënë spitalin.