Skip to content

Charles Michel viziton Shkupin/ Takon presidentin dhe kryeministrin: Miratoni planin francez

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ndodhet sot në Shkup për të diskutuar propozimin francez për integrimin.

 

Ai është takuar me presidentin Pendarovski dhe të dy kanë rënë dakord që miratimi i këtij plani do të hapë rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

 

Presidenti ka theksuar se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga bashkimi europian.

 

Michel është pritur edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ka theksuar se pranimi i propozimit francez dhe nisja e negociatave janë pika kyçe për integrimin.