Skip to content

“Intercontinental Hotel” në Tiranë/ “Geci Group” firmos marrëveshje me brandin e njohur ndërkombëtar

‘Intercontinental Hotel” vjen tashmë edhe në Tiranë. Një nga brandet më të mëdha dhe më luksoze në botë do të pozicionohet pas Tirana Inernational Hotel, në një godinë me 33 kate.

 

Për të sjellë në kryeqytet  një nga markat globale “5 Star Luxury”, Geci Group, me pronar Ram Geci, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Intercontinental Hotel.

 

RAM GECI

PRONAR, GECI GROUP

 

“Presim dhe shpresojmë që do të na vijnë rezultate pozitive dhe do të jetë risi për Tiranën, ky brend i ri që po vjen.”

 

 

Vendosja e këtij brandi në zemër të Tiranës garanton standardet më të larta për mikpritjen dhe dëshmon se partnerët e huaj gjejnë terren të sigurt në Shqipëri dhe stabilitet në ekonominë e vendit tonë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Ky Intercontinental do të jetë një krenari edhe për kompaninë që ka një numër të atillë hotelesh që lodhesh po t’i numërosh.”

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Asnjë ekselencë nuk është rastësore, është dikush që zgjohet në mëngjes herët, fle vonë dhe i rri mbrapa çdo detaji.”

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“Përveçse t’ju uroj punë të mbarë guximtarëve si Ramë Geci, ne me fjalët tona mbështesim punëtorët si puna e Ramës.”

 

Intercontinental Hotel, një kompani globale e hotelerisë, ka shtrirje në mbi 100 vende në botë.

 

Ky brand bashkë me filialet e tij ka mbi 6.000 hotele në funksion, me mbi 900 mijë dhoma dhe mbi 1900 hotele të tjera janë në ndërtim e sipër dhe pritet të hapen së shpejti.

 

Ky brand ka të ardhura vjetore prej rreth 3 miliarde Dollar/vit.

 

 

“INTERCONTINENTAL HOTEL” NE TIRANE

 

“GECI GROUP” FIRMOS MARREVESHJEN ME BRANDIN E NJOHUR NDERKOMBETAR