Edhe kryeministri ka reaguar mbi masën e arrestit për babalen. Rama uron qe arrestimi i aktorëve të ‘babale 1’ do të jetë fillimi dhe jo fundi i drejtësisë dhe se pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, ka aktorë të tjerë që duhet të paguajnë deri në fund. Po në twitter kryeministri i është përgjigjur edhe Lulzim Bashes, se Edi Rama i ka vënë flakën shtetit ligjor. Në postimim e tij Rama shkruan: qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre shqupin kinostudio. Me tej Rama shkruan: Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë. Dhunojnë përditë publikun shqiptar.
