Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se një nga liderët e DEASH-it, Mahnal al-Agal, i cili u plagos në sulmin e kryer më 12 korrik, ka vdekur.

Në njoftimin e CENTCOM bëhet e ditur se Mahnal al-Agal, i cili u shpëtua i plagosur nga sulmi i 12 korrikut në veriperëndim të Sirisë, kur u vra njëri nga pesë liderët kryesorë të DEASH-it, Maher al-Agal, ka vdekur.

Deklarata nuk përfshin detaje se ku mori trajtim mjekësor anëtari i DEASH-it pasi u plagos dhe si vdiq.

Sipas deklaratës së CENTCOM më 12 korrik, ushtria amerikane vrau një lider të DEASH-it si dhe plagosi një tjetër gjatë një sulmi me dronë në veriperëndim të Sirisë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re