Një vajzë tetëvjeçare, Saga Vanecek, gjeti një shpatë që llogaritet të jetë 1,500 vjeç në një liqen pranë kampingut Tanno në jug të Suedisë, përcjell KosovaPost.
Babai i Sagës, Andy Vanecek, fillimisht mendonte se vajza e tij kishte gjetur një shpatë lodër të thjeshtë, por pasi ishte konsultuar me një mik nga fqinjët e tij, ishte i interesuar për historinë dhe arkeologjinë e shpatës, vendosi të informojë autoritetet vendore.
