Skip to content

Trafik i rënduar në Milot- Shëngjin/ Mijëra automjete drejt plazheve, bllokohet qarkullimi

1627803768 lezhe

Rrugët drejt plazheve përballen me një trafik tejet të rënduar çdo fundjavë.

 

Kjo ka ndodhur është sot në aksin kombëtar që lidh Fushë-Krujën me Lezhën, ku mijëra makina janë drejtuar për në plazhet e Talës dhe Shengjinit.

 

Superstrada nga Miloti në drejtim të qytetit bregdetar ishte thuajse e bllokuar që në mëngjes. Radhët e gjata të automjeteve sollën një bllokim total të qarkullimit për shumë minuta.

 

Policia rrugore u angazhua për të lehtësuar lëvizjen e makinave, por ka qenë shumë e vështirë, pasi fluksi i automjeteve në rrugë ishte i lartë.

 

E njëjta situate ishte sot edhe në rrugën që të çon në gjirin e lalzit.