Dalin të tjera detaje në lidhje me aksidentin që I mori jetën një 53-vjecari mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Vlorë-Orikum.
Kamioni i përmbysur ka qënë i ngarkuar me materiale ndërtimi, ndërkohë qe mjeti ka ngjitur një malore në pjesën e Jonufrës.
Malorja ka qënë e forte dhe për pasojë ka ecur prapa, ndërkohë që 53-vjeçari me iniciale me iniciale K.M., ka qënë pas kamionit.
Ai është goditur nga pjesa e rimorkios së kamionit, pasi ky I fundit u përmbys.
