Skip to content

Francë, ende vazhdojnë zjarret e nisura shtatë ditë më parë

Njoftohet se 14.300 hektarë sipërfaqe të gjelbër janë djegur nga zjarri i nisur shtatë ditë më parë në rajonin Gironde në jugperëndim të Francës dhe ende nuk mund të shuhet.

Sipas lajmeve në shtypin vendas, zjarri i nisur të martën më 12 korrik në Gironde, pranë Bordos, është duke vazhduar në tri pika.

Në rajon, ku temperatura në disa vende pritet të arrijë deri në 44 gradë dhe është lëshuar alarmi “i kuq”, aktivitetet e fikjes së zjarrit vazhdojnë me rrugë tokësore dhe ajrore.

Gati 20.000 persona janë evakuuar

Për shkak të afrimit të zjarrit në disa vendbanime, sot do të evakuohen 3.500 persona.

Sipas kësaj, që nga fillimi i zjarrit, afro 20 mijë persona janë evakuuar nga zona.

Guvernatori i Girondës njoftoi se 1.700 zjarrfikës, si dhe helikopterë ajrorë dhe aeroplanë zjarrfikës, janë duke punuar për shuarjen e zjarrit.

Ndërkaq, rritja e temperaturave e vështirëson kontrollin e zjarrit.

Në Francë u dha alarm “i kuq” për shkak të nxehtësisë ekstreme në 15 rajone, përfshirë Gironde.

Kritikë për “paaftësinë” në shuarjen e zjarrit

Për shkak se disa avionë zjarrfikës në vend nuk morën pjesë në operacione për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, në opinion u shkaktuan reagime.

Unioni Kombëtar i Ekuipazheve të Aviacionit Civil (Snpnac) reagoi ndaj qeverisë me arsyetimin se një e treta e avionëve zjarrfikës nuk mori pjesë në operacione për shkak të mirëmbajtjes.
Burimi: AA