Ministria e Shëndetësisë ka punlikuar bilancin e COVID 19 për 24 orët e fundit.
Nga 937 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitiv 427 qytetarë.
Fatkeqësisht, është shënuar edhe një humbje jete.
Gjithashtu, 789 persona janë shëruar nga infeksioni.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë, në këto bashki:220 në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë,Janë 9,201 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 84 vjeçe.Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Korrik 2022)Raste të reja ditore 427Të shëruar në 24 orë 789Të shtruar në spitale 34Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 937
Testime totale 1,885,330Raste pozitive 296,732Raste të shëruara 284,013Raste Aktive 9,201Humbje jete 3,518
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,591Durrës 742Fier 728Shkodër 432Vlorë 429Berat 315Elbasan 284Gjirokastër 213Lezhë 179Korçë 134Dibër 95Kukës 59
