Policia e Elbasanit prangosi dy persona, pasi iu gjetën kokainë dhe kanabis. Arben Farka, 35 vjeç, banues në lagjen 11 Nëntori, Elbasan dhe Gramos Nasto, 41 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan u arrrestuan nga forcat e rendit, ata fillimisht janë zënë me njeri tjetrin për motive të dobëta.
Nisur nga kjo ngjarje policia ka bërë kontroll në banesat e tyre teksa Arben farka madje ka kundërshtuar këtë kontroll të policisë. Në banesëne tij u gjet sasi e vogel kokainë ndërsa në banesën e shtetasit Gramos Nasto u gjet sasi kanabisi.
Mendohet që edhe sherri mes tyre të ketë nisur për shkak të lëndeve narkotike.
