Skip to content

Kuvajti emëron kryeministrin e ri

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, ka lëshuar një dekret për të emëruar Sheikh Mohammed Sabah Al-Salem Al-Sabah-un si kryeministër të ri.

Duke cituar një burim të informuar, gazeta lokale ‘Al-Qabas’ tha se Sheikh Mohammed u caktua për të formuar një qeveri të re.

Nga Divani i Emirit akoma nuk është lëshuar ndonjë deklaratë.

Emërimi i kryeministrit të ri vjen tre muaj pasi ish-kryeministri Sheikh Sabah Al-Khaled Hamad Al-Sabah paraqiti dorëheqjen e tij, që ishte e katërta dorëheqje në dy vite e gjysmë.

Sheikh Mohammed është djali i katërt i ish-sundimtarit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Salem Al-Sabah, i cili sundoi vendin e Gjirit midis viteve 1965 dhe 1977.

Ai shërbeu në disa poste të rëndësishme, si zëvendëskryeministër, ministër i punëve të jashtme dhe ministër i financave.
Burimi: AA