Dy shqiptarë janë rrahur mbrëmjen e së dielës së në një rrugë në Novi Sad, në Serbi.

 

Sipas raportimve paraprake bëhet me dije se gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është e rëndë. Të rinjtë shqiptarë janë goditur për shkak se ata flisnin në gjuhën shqipe.

 

Ndërkohë Policia ka njoftuar se dy të rinjtë e dhunuar janë G.B dhe C.M të lindur në vitin 1999. Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që fajtorët të nxirren para drejtësisë.

 

Shoqata njofton se i riu me inicialet C.M  është ne rrezik për jetën pasi ka marrë dëmtime në eshtrat e kokës dhe ka pësuar gjakderdhje ne tru.  I riu i është nënshtruar një operacioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re