14 të arrestuarit që dyshohet se abuzuan me tenderin e rikonstruksionit të Komisariatit të Shkodrës dolwn para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Në përfundim të seances, togat e zeza i liruan të gjithë nga qelia duke i lënë nw ‘arrest shtëpie’.

 

Masë më të butë u dha pwr dy të arresturit Briland Mnela dhe Arsenida Hadri, për të cilët gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’.

 

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-shefi i krimeve të policisë së Shkodrës, Saimir Rustemi: lirimin e tij e pritwn dhjetwra qytetarë.

 

Në fillim të seancës qytetarët protestuan përpara Gjykatës duke kërkuan lirimin e tij. Sipas tyre, efektivi Saimir Rustemi njihet nga komuniteti si një person që i ka shërbyer ligjit dhe policisë dhe nuk ka lidhje me abuzimet.

 

 

Rustemi, prej kohësh ka shërbyer në policinë kriminale të Shkodrës, ndërkohë kohët e fundit ishte transferuar në Dibër.

 

14 të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kanë favorizuar subjekte të ndryshme për të përfituar në tenderat me vlera të vogla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko