Deputeti dhe njëherësh kryetar i Bordit të Arsimit në parlamentin serb, Muamer Zukorliç, ka marrë kërcënime për likuidim nga një faqe e ISIS-it, publikuar në rrejete sociale. Për këtë arsye, mediat serbe shkruajnë se autoritet kanë vendosur sigurimin e personit të tij.

Në vitet e fundit, lista e personave të mbrojtur është përgjysmuar, por Zukorliç një nga të paktët që ëeshtë shtuar në listën për t’i siguruar jetën nga kërcënimet.

Veç tij, janë dhe disa autoritete të tjera fetare nga Bosnja që janë përballur me kërcënimet e ISIS-it.

Muhamer Zukorliç, është një ndër personalitet më të zëshëm muslimanë në Serbi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re