Një turist nga Polonia, 27-vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin e Sarandës.
Turisti ka mbërritur fillimisht për të kërkuar ndihmë mjekësore por më pas ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.