Skip to content

Vrasja e gazetares bullgare, BE bën thirrje për një hetim të shpejtë

Politikanët dhe aktivistët kryesorë evropianë i kërkuan Bullgarisë të hënën për të kryer një hetim të shpejtë për vrasjen e gazetares Victoria Marinova.

Trupi i 30-vjeçares u gjet të shtunën jo shumë larg lumit në parkun e qytetit të lindjes në veri të Bullgarisë, Ruse.

Prokurorët thanë se ajo ishte përdhunuar, rrahur dhe mbytur.

Ministri i brendshëm bullgar, Mladen Marinov, i cili udhëtoi për në Ruse për të mbikqyrur hetimin të hënën, tha se nuk kishte prova se vrasja ishte e lidhur me punën e saj gazetareske.

Megjithatë, mediat u përqëndruan në punën e saj të kohëve të fundit.

Në shfaqjen e saj më të fundit televizive më 30 shtator, Marinova bisedoi me gazetarë të cilët hetonin rastin e dyshuar të korrupsionit që përfshinte fonde të BE.

Ajo, që ishte dhe nënë e një vajzë 7-vjeçare, ndodhej e përfshirë në një hetim nga një grup gazetarësh bullgarë mbi projektet e infrastrukturës të financuara nga BE, të drejtuar nga autoritetet lokale.

“Jam tmerrësisht i tronditur nga vrasja e gazetares. Ajo ra në betejën për të vërtetën dhe kundër korrupsionit”, tha zv/presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmerman, duke kërkuar një hetim të shpejtë të rastit.

Marinova është gazetarja ietretë që është vrarë në Evropë gjatë 12 muajve të fundit.

Daphne Caruana Galizia, gazetarja i njohur investigative në Maltë, u vra kur një bombë shpërtheu makinën e saj në tetor të vitit të kaluar, ndërsa një gazetar sllovak, Jan Kuciak u vra nga një e shtënë në shkurt.