4 tetor – Kisha e Shën Mëri Vllahernës është një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit, e cila daton në shek. XIII-XIV.
Kisha ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm i shek. V dhe VI. Ajo është e tipit kryq i brendashkruar dhe e ndërtuar me teknikën klausonazh (gur i rrethuar me tulla), karakteristikë për kishat bizantine të shek. XIII-XIV.
Rindërtimi i kishës i përket shekullit të XVI. Nën dyshemenë e kishës ndodhet një sternë e cila mendohet të jetë rindërtuar më herët. Nikolla Onufri e pikturoi kishën në vitin 1578. Pikturat paraqesin portrete të profetëve dhe skena ungjillore. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik.
Mendohet se origjina e emrit vjen nga pallati i Vllahernës në Kostandinopojë./a.a/j.p/




