Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar foto nga performanca e suksesshme e nxënësve të Shkollës së Baletit në disa qytete të Italisë.

 

Një një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi shkruan:

 

“Arritje e shkëlqyer e nxënësve të Shkollës së Baletit.Nën drejtimin e koreografes dhe drejtoreshës së kësaj shkolle Zj. Blerina Arbana, nxënësit tanë të mrekullueshëm arritën suksesin e radhës me talentin e rrallë gjatë performancës së tyre në Parma, Piacenza dhe Pontremoli në Itali, duke transmetuar vlerat dhe kulturën e kombit shqiptar dhe duke lënë mbresa tek qytetarët, mediat dhe autoritetet lokale.”

 

Më tej ministrja nënvizon se kjo është një arsye më shumë që të vijojë punën e nisur për reformimin e shkollave artistike në vend, siç e meritojnë këta fëmijë të talentuar që të mbushin shpirtin plot gëzim e krenari.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re