Skip to content

UKT aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, bllokon autobotet pa licencë

WhatsApp Image 2022 08 04 at 11.43.26 AM

Grupet Task Forcë të UKT dhe Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën në terren, nga ku po kryejnë monitorimin e situatës dhe evidentimin e rasteve të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet, si dhe të shpërdorimit të ujit.

Aksioni i fundit u realizua në zonën e Linzës, nga ku u faktuan një sërë ndërhyrjesh në rrjetin qëndror të ujësjellësit përreth zonës.

Në vijim të aksionit për parandalimin e abuzimeve me ujin e pijshëm, nga grupet e terrenit, u konstatuan autobotë, të cilët merrnin ujë nga linja qendrore e rrjetit shpërndarës, me qëllim tregtimin e tij në zona të ndryshme të Tiranës për përfitime personale. Nga kontrollet dhe verifikimet, këto autobote rezultuan pa dokumentacionin përkatës.

Ndërkaq, paralelisht Bashkia e Tiranës vijon punën për mirëmbajtjen e rrjetit ujësjellës-kanalizimeve.