Skip to content

Zhdukja e disidentit saudit në Stamboll, Erdogan: Riadi duhet të provojë se Khashoggi u largua nga konsullata

Zyrtarët e Arabisë Saudite duhet të provojnë se gazetari Jamal Khashoggi, i cili është zhdukur që prej javës së kaluar, la konsullatën në Stamboll, i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne duhet të bëjmë një hap përpara në këtë hetim sa më parë të jetë e mundur. Zyrtarët e konsullatës nuk mund të përjashtohen nga përgjegjësia thjesht duke thënë se ai u largua nga konsullata”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Budapest.

Erdogan më herët kishte thënë se ai shpresonte në një rezultat pozitiv të hetimit për disidentin e zhdukur saudit, shkrimtarin dhe gazetarin Jamal Khashoggi, edhe pse media ndërkombëtare kanë raportuar se ekziston mundësia që ai u vra pasi ai hyri në ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll.

Erdogan njoftoi se autoritetet kompetente po shqyrtojë pamjet nga kamerat e survejimit që mbulojnë hyrjen në konsullatën dhe shërbime të kontrollit të aviacionit.

 “Unë ndjek ngjarjet. Cilado qoftë rezultati, ne do ta informojmë botën për rezultatet e hetimit zyrtar”, tha presidenti turk, duke shtuar:

 “Unë shpresoj se nuk do të përballemi me një situatë që nuk e duam. Unë ende shpresoj. Është shumë shqetësuese për ne që kjo të ndodhë në vendin tonë”, shtoi Erdogan.