Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
 
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Deda, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar bashkëpunëtorët.
“Falënderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor”.
Largimi i tij nga ky post ka qenë i papritur dhe shumëkush ka menduar se i është besuar një detyrë tjetër, por Deda i pyetur se ku do të shkojë tani nga një nga miqtë ka shkruar ‘në shtëpi’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re