Në Hungari zonja e parë e Turqsië, Emine Erdogan me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) nën bashkëpunimin turko-hungarez, mori pjesë në programin për aktivitetet shëndetësore të Kenia-s, përcjell KosovaPost.
Gjatë vizitës së presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Hungari, zonja e parë Emine Erdogan së bashku me gruan e presidentit hungarez Janos Ader, Anita Herczegh, vizituan projektin e TIKA-së që eshte për herë të parë një urë lidhëse për shëndetësi mes Evropës dhe Afrikës, projekt i përbashkët mes Turqisë dhe Hungarisë.
Emine Erdogan shpërndau pllakatat e saj të falenderimit, Zëvendës Rektorit të Universitetit Semmel Weis, Drejtorit të Departamentit të Ballkanit dhe Evropës Lindore, Mahmut Çevik, dhe Ambasadores se Kenia-se ne Hungari.
Musafir ishin përfaqësuesv të studentëve të mjekësisë turke dhe hungareze me universitete të tjera, dhe ishte pjesëmarrja e gjerë e stafit akademik.
Zonja Emine Erdogan tha: “Java e shëndetësisë është e para në lidhje me përvojën e turqisë dhe hungarisë në fushën e shëndetit për t’u transferuar në Afrikë.
Kjo përvojë që tregon se si mund të jetë bashkëpunimi i efektshëm, do të jetë gjithashtu një frymëzim për projekte të tjera.
Në universitetin e Semmel Weis, ne po shohim punën e kryer në fushën e shëndetësisë këto përpjekje janë zemra e zemrës së vendit tonë, dhe Tika që ofron mbështetje mjekësore për trajtimin e sëmundjeve të sistemit të muskujve të kockave dhe paaftësi fizike.”.KosovaPost/.
