Skip to content

Plagosja në Cërrik, arrestohet autori

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënën në qytetin e Cërrikut, ku dy te rinj u plagosen me arme zjarri.

 

Sipas policisë është bërë i mundur arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Stilian (Bruno) Hyseni, 32 vjeç, si dhe bashkëpuntorin e tij Ilborjan Fezullahu , 28 vjeç.

 

Informacionet e uniformave blu bëjnë me dije se Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan Fezullahu në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik, për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistoletë. Ndërkohë është lënë i lirë drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh, pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur.