Autobuzi i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë, teksa ka qenë në lëvizje.
Fillimisht, në ambientet e brendshme të autobuzit është konstatuar re tymi, gjë që ka sjellë panik tek pasagjerët, të cilët kanë zbritur menjëherë.
Fatmirësisht pasagjerët dhe shoferi nuk kanë marrë asnjë lëndim, ndërsa autobuzi është shkrumbuar totalisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, që bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
