Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë e Vlorës kanë zhvilluar një operacion në qytetin bregdetar.
Si rezultat i këtij operacioni, janë sekuestruar 600 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar edhe tre persona.
Operacioni në fjalë është zhvilluar ditën e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Arushës.
Tre të arrestuarit e kanë shkëmbyer sasinë e kanabisit në det, ndërsa kanë lëvizur me një skaf dhe e kanë ngarkuar kanabisin në një velierë e cila po i priste në det.
Sapo është kryer shkëmbimi, ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.
