Skip to content

Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, bllokohet trafiku

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Kardhiq-Sarandë, në vendin e quajtur Shelegar.

 

Paraprakisht mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Në vendin e aksidentit ka mbërritur ambulanca, e cila sipas dëshmive nga vendngjarja ka marrë të plagosur.

 

Aksidenti ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dy kahet e lëvizjes.