Skip to content

Tentuan të trafikonin 1 ton marijuhanë drejt Italisë/ Gjykata e Vlorës lë në burg tre të arrestuarit

Mbërrijnë në Gjykatën e Vlorës 3 skafistët vlonjat të arrestuar si rrjedhoj e operacionit “Syri” të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e Shtetit në datën 8 gusht.

 

Mbërrijnë për tu njohur me masën e sigurisë shtetasit Arber Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjeç, të cilët u kapën me 991 kg lënd narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës.

 

 

Si rrjedhoj e operacionit janë arrestuar nga Guardia Di Finanza dhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj

 

Gjykata e Vlorës  ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka vendosur masën arrest me burg.

 

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit  të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.