Skip to content

Rama takim me Erdogan në Turqi/ Zbardhen dy temat e diskutimit

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan kanë zhvilluar takim “kokë më kokë” në Stamboll.

 

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në fokus të diskutimit ishin dy çështje bazë, garantimi i energjisë dhe e lëndëve ushqimore bazë.

 

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.