Skip to content

Aksident në Pogradec/ Raportohet për disa të plagosur, dy ambulanca dhe policia drejt ngjarjes

Një aksident ka ndhodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec.

 

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

 

Raportohet gjithashtu se ka disa të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë.

 

Dy ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes.