Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim nga Policia e Tiranës pas ngjarjes së një dite më parë në rrugën Bardhyl në kryeqytet, ku u qëllua me armë zjarri.
 
Policia tha se në pranga  përfundoi 37-vjeçari Sandër Dapaj i cili u kap në flagrancë me armë zjarri të llojit “Beretta”, ndërsa në kërkim u shpall pronari i lokalit loto sport një 44-vjeçar.
 
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Dapaj u konfliktua me 5 klientë të lokalit për çështje bastesh sportive, ndërsa sherri degjeneroi në përdorimin e armës nga 37 vjecari, i cili sipas policisë ka precedent penalë.
 
Gjatë kontrolleve blutë thanë se pronari i lotos e ushtronte aktivitetin e tij në paligjshmëri, ndërsa iu sekuestruan disa kompjutera dhe televizorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re