Skip to content

“Të ardhurat do të shkojnë për sportin e kulturën”/ Rama: “OK” basteve online

Lutjeve prej muajsh të drejtuesve të federatave sportive, kryeministri Edi Rama i thotë një po parimore kërkesës këmbëngulëse të tyre për të ri-jetësur bastet.

 

Por jo si një paketë e tërë, vetëm ato online. Në bashkëbisedimin me të interesuarit në mënyrë të drejtpërdrejt nga formalizimi i këtij aktiviteti që zhvillohet në paligjshmëri, Edi Rama tha se është koha që përfitimet që burojnë nga ky biznes të deklarohen.

 

Për të argumentuar vendimin e qeverisë së tij, pasi në 2019, operacioni i udhëhequr nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri “Fundi i Marrëzisë” çoi në mbylljen e pikave të basteve, Edi Rama sqaroi se vendimi për të ndaluar edhe bastet online u diktua nga një tjetër arsye.

 

Atyre që po ia kërkojnë formalizimin e basteve online, Edi Rama u tha se do të jenë kompani ndërkombëtare ato që do ta zhvillojnë këtë aktivitet.

 

Përfituesit e të ardhurave që do të gjenerohen nga biznesi fitimprurës i basteve do të jenë ekskluzivisht për sportistët dhe më pak për artistët.