Skip to content

Atentati ndaj policëve/ Identifikohet 37-vjeçari vlonjat me tre emra

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e te premtes ne Vlore, ku u qellua me arme zjarri ,  në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 punonjës policie.

 

Ngjarje e rende ndodhi  në lagjen “Partizani”, ku Diego Haxhiraj qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volkswagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 police, jashtë shërbimit.

 

Autori i dyshuar i ngjarjes eshte 37-vjecar vlonjat qe vec Dieago haxhiraj rezulton te kete edhe dy identitete te tjera,  T. H. alias D. H., 37 vjeç.

 

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së te premtes, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit Angjelo Breshani, 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Nako Mehmetaj, 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.

 

Fatmiresisht plumbat nuk i kane kapur efektivet.

 

Pas ngjarjes shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes.