Skip to content

Erdogan kërcënon hapur Greqinë/ “Do paguani çmim të rëndë, mund të vijmë papritur një natë”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Greqinë se do të paguajë një çmim të rëndë nëse provokon avionët luftarakë turq mbi Egje. Erdogan akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po mbështesin Athinën që të armatosin ishujt e Egjeut.

 

REXHEP TAJIP ERDOGANPRESIDENTI TURK“Grekër, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë, i rëndë. Ne kemi vetëm një fjali për Greqinë, mos harroni Izmirin. Pushtimi i ishujve na detyron të bëjmë atë që është e nevojshme kur të vijë koha. Siç themi, mund të vijmë papritur një natë.”

 

Erdogan i bëri këto komente gjatë një fjalimi që mbajti në panairin TEKNOFEST në Samsun të Turqisë, qytet në të cilin po prodhohet droni pa pilot ‘Këzlema’.

 

Dy fqinjët pjesë e NATO-s kanë mosmarrëveshje të gjata për kufijtë detar dhe statusin e ishujve të Egjeut deri te rezervat e naftës dhe gazit në Mesdhe, si dhe për ndarjen e Qipros në vitin 1974.

 

Rritja e tensioneve muajt e fundit mes Athinës dhe Ankarasë i atribuohet edhe deklaratës që kryeministri grek Kiriakos Mitsotaqis bëri në Kongresin amerikan ku i kërkoi hapur Ëashingtonit të mos i shiste avion F-35 Turqisë, gjë e cila solli reagimin e Erdoganit i cili pohoi se për të kryeministri grek nuk ekziston më.