Skip to content

Alpinisti i verbër ngjit “Araratin”/ Sportisti elbasanas sfidon vështirësitë

Gjashtë alpinistë shqiptarë nga ekipe të ndryshme të vendit arrijnë në majë të malit të Araratit në Turqi.

 

Ekipi si rrallë herë u përfaqësua dhe nga një alpinist me aftësi ndryshe. Luan Qosja  edhe pse i verbër 100% ia doli të ngjitej në 5137 metra lartësi. Ngjitja kjo e tretë më e vështirë për alpinistin elbasanas, i cili më herët ka arritur majën më të lartë të Ballkanit, atë të Musallës në Bullgari por dhe Jezercën.

 

 

Ai u shpreh se ngjitja e majës më të lartë në Turqi i ka dhënë një emocion mjaft të veçantë.

 

 

LUAN QOSJA – ALPINIST ME AFTESI NDRYSHE

 

“Vij si një ngjitës i malit Ararat. Një mal mitik për shkak të hartës së noes. Ishte një ngjitje që më dha shumë emocion, për shkak të ecjes, lartësisë. Është e para lartësi që unë kam ngjitur mbi 3000 metra. Ishte një lartësi të cilën e bëra me besim. Besim që ma ka dhënë ngjitja e malit të Jezercës, edhe ngjitja e Musalës.”

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Artur Guni u shpreh se sportisti me aftësi ndryshe Luan Qosja është bërë burim frymëzimi për këdo, pasi përcjell mesazhin se çdo kush mundet, pavarësisht sfidave.

 

 

ARTUR GUNI – PRESIDENT I FEDERATËS SHQIPTARE TË ALPINIZMIT DHE TURIZMIT MALOR

 

“Luani eshte nje frymezim per te gjithe. Nje alpinist me eksperience 10 vjecare.”

 

 

Aktiviteti në Turqi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të federatave Ballkanike.