Skip to content

Nis me debate sesioni i ri parlamentar/ Tritan Shehu përplaset me Lindita Nikollën

Ka nisur me debate sesioni i ri parlamentar.

 

Një debat ka ndodhur mes deputetit të PD Tritan Shehu dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

 

Pas miratimit të kalendarit të punës, Nikolla ka vijuar me rendin e ditës, kur Shehu kërkoi fjalën.

 

Ai “i tërhoqi veshin” kryeparlamentares, duke thënë se priste që sesioni të fillonte me rregullimin e gabimeve të sesionit të parë dhe jo ti thellonte ato.

 

Në këto momente, Nikolla i ka ndërprerë fjalën, duke i mbyllur mikrofonin.

 

Shehu ka replikuar për pak sekonda nga vendi, ndërsa më pas ka nisur diskutimi i kryetarëve të grupeve parlamentare, ku fjalën e mori Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.