Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, tha se Turqia është një partner i rëndësishëm për Rusinë.

“Turqia padyshim është një vend mik për ne. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për ne në aspektin e politikës ndërkombëtare, çështjeve politike, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitriy Peskov në një intervistë për gazetën “Izvestia”.

Duke shtuar se ka dallime mendimesh me Turqinë, veçanërisht për Ukrainën, Peskov tha: “Ne kemi dallime mendimesh për çështje të ndryshme, për Ukrainën në përgjithësi. Ne nuk pajtohemi me qasjen e Turqisë për çështjen e Ukrainës, por ne vazhdojmë me durim të t’ua përcjellim argumentet tona dhe atë për të cilën jemi të sigurt, për të cilat jemi të bindur, partnerëve tanë turq”.

Ai tha se Turqiq nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë.

“Turqia nuk mori pjesë në sanksionet e paligjshme kundër Rusisë dhe zhvillon politikën e saj sovrane të pavarur. Rusia dhe Türkiye kanë potencial të madh në bashkëpunim për çështjet politike dhe ekonomike”, tha Peskov.

Ai tha se Turqia dhe Rusia i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe mbi parimet e respektit dhe interesit reciprok.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko