Kreu i Partisë Demokrarike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ekspertë dhe gazetarë, për situatën në vendin tonë.
Berisha, teksa ka folur për çështjen e kanabisit, u ndal edhe tek kërkesa që kryeministri Edi Rama i bëri drejtorit të policisë Muhamet Rrumbullaku për kapjen e Vis Martinaj, nëse ai nuk është ekzekutuar.
Kryedemokrati tha se Vis Martinaj është tek lojrat e fatit dhe sipas tij kryeministri për këtë duhet të pyes vëllain e tij.
“Edi Rama mos pyet Rrumbullakun se ku është Ervis Martinaj, por le të pyes vëllain e tij. Vis Martini është te lojrat e fatit, pyet Olsin dhe ta tregon. Njerëzit e kanë të qartë se ai ishte njëshi i lojrave të fatit, i vëllai i tij ishte hija e tyre. Sa ishte ai ishin ilegale, tani se çfarë ndodhi me të askush se di dhe lojrat u bënë të ligjshme. Gjithçka lëviz në një trajektore që nga kupola lëviz poshtë”, tha Berisha.
