Sot mbahet protesta e parë e opozitës, që është thirrur nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Kryefjala e kësaj proteste sipas Metës do të jetë afera e inceneratorëve, ndërsa fjala do të jetë e qytetarëve.
Me sloganin “Ndihesh i vjedhur? Eja edhe ti!”, Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në orën 18:00.
“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI! Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës. Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruante Meta pak ditë më parë krahas spotit të protestës.