Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi janë kapur me lëndë narkotike me vete.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se lënda narkotik është gjetur gjatë kontrolleve fizike dhe automjeteve.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. H., 31 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;
-L. H., 24 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit më të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar ketaminë.
Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 23 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe ekstazi.
