Skip to content

Kombëtarja shqiptare, në Izrael me Air Albania

Fluturimi i parë i Air Albania-s jo eksperimental, ka qenë drejt Tel Avivit në Izrael me pasagjerë specialë: lojtarët e përfaqsueses shqiptare, të cilët do të ndeshen me përfaqsuesen hebreje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Air Albania nisi fluturimet pak javë më parë, por vetëm në linjën Tiranë – Stamboll e kthim, duke qenë udhëtime eksperimentale.

Ishte kryeministri Rama ai që bëri me dije se Air Albania po çonte kuqezinjtë në Izrael.

Avioni me të cilin u krye fluturim është ai që mban emrin e Lasgushit.