Skip to content

Pastori Brunson mbërrin në SHBA, Trump falenderon Erdogan: na presin marrëdhënie të shkëlqyera

Andrew Brunson, pastori amerikan, i cili kaloi dy vjet në burg në Turqi, arriti në Uashington pas lirimit nga Gjykata e Izmirit – informoi një anëtar i Komisionit të SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, Tony Perkins.

Është planifikuar që Brunson të takohet me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai është një i krishterë i madh që kishte një përvojë të keqe”, ka thënë Trump në një cicërimë të tij.

“Lirimi i Brunson do të çojë në marrëdhënie të mira, madje edhe të shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë”, tha Trump të shtunën.

Trump falenderoi Turqinë për lejimin e Brunson për t’u liruar, por mohoi se ai kishte arritur një marrëveshje me Ankaranë në këtë drejtim.

Duke përsëritur se nuk kishte marrëveshje me Turqinë për lirimin e Brunson, Trump falënderoi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Nuk bëj marrëveshje pengjesh”, tha presidenti amerikan, raporton AP.