Skip to content

Në prag të humbjes së zgjedhjeve, kryeministrja suedeze njofton dorëheqjen

Magdalena Andersson Prime Minister Sweden 2021.webp

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson pranoi humbjen dhe njoftoi dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve në vend.

 

Andersson, e cila u bë kryeministrja e parë grua e vendit vitin e kaluar, u tha gazetarëve në Stokholm se do të dorëzojë dorëheqjen të enjten në mëngjes.

 

Vendimi i kryeministres vjen ende pa mbaruar numërimi i votave, por shumica e tyre tregon qartë humbjen e të majtës në vend.

 

Magdalena Anderson është liderja që mori vendimin për të aplikuar futjen në NATO të Suedisë.