President turk nuk ka pranuar falenderimet e homologut të tij amerikan në lidhje me lirimin e priftit Brunson nga Gjykata e Izmirit. Pas pastori evangjelist mbërriti në Uashington, Trump përcolli falenderime për Erdoganin, duke paralajmëruar përmisim të marrëdhënieve mes dy vendeve në krizë, ku Brunson ishte një prej shkaqeve të çarjes mes dy aleatëve të NATO-s. Por kreu i shtetit turk ka rezervuar tjetër përgjigje:

“Zotëri president Trump, ashtu siç kam theksuar gjithmonë, gjyqësori turk ka marrë vendimin e tij në mënyrë të pavarur. Shpresoj se SHBA-të dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin ashtu si iu ka hije dy aleatëve e të zhvillojnë një luftë të përbashkët kundër organizatave terroriste, duke filluar nga PKK, ISIS dhe FETO”, u shpreh Erdogan në rrjete.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re