Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror brenda një viti.

 

Balluku teksa ka folur për krizën energjitike, është pyetur nga gazetarja e Vizion Plus Mimoza Ibra për fashën që do të aplikohet nga 1 tetori për abonentët që konsumojnë më shumë se 800 kWh  në muaj dhe mundësia që krijohet për abuzim.

 

Balluku tha se mundësia për abuzimin e hapjeve të kontratave të reja është mjaft e madhe, por ajo garantoi se do të nxjerrin në terren Task Forcën për të bërë të mundur shmangien e këtij fenomeni.

 

“Fashat krijojnë abuzime. Qeveria Rama me politikat e reja që filluan që në vitin 2014 hoqi fashat sepse nxisnin abuzimet. Bëhen kontrata të reja për të shmangur mbifaturimin. Gjithccka zgjidhet me anë të lexuesve dixhitalë. Lexuesit SMART nuk ndodhen në të gjithë territorin megjithatë kemi nxjerrë Task Forcën në terren sepse nga 1 tetori së bashku me fashën do të jetë edhe Task Forca në terren.

 

Një nga detyrat që Task Forca ka do godasë lidhjet e paligjshme dhe kontrollimin e OSHEE. Nga të gjitha analizat tona, 40 mijë familje janë ato që e kalojnë limitin e 800 kWh”, tha Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re