Skip to content

China Telecom në flakë

Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesën më shumë se 200 metra të lartë të kompanisë kineze të telekomunikacionit China Telecom në kryeqytetin e provincës jugore Hunan, Changsha.

Tymi që doli nga flakët e zjarrta ishte i dendur duke krijuar një atmosferë mbytëse.

 

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar 280 zjarrfikës për të shuar zjarrin.

Tymi i krijuar e ka “mbytur” zonën, ndërsa godina është “lyer” me ngjyrë të zezë.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e saktë të shkakut të zjarrit në pallatin 42-katësh.

 

“Tymi i trashë po buron nga ndërtesa dhe dhjetëra kate janë djegur nga flakët”, raportoi më herët CCTV.

Fotot e shfaqura treguan flakë të mëdha në ndërtesë, ndërsa tym i dendur dilte nga rrokaqiejt në qytetin Changsha, i cili ka një popullsi prej 10 milionë banorësh.

Për momentin nuk dihet nëse ka pasur persona brenda ndërtesës në momentin e ngjarjes. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan njërën anë të rrokaqiellit të përfshirë plotësisht nga flakët.