Skip to content

Abetare unike edhe me Malin e Zi/ Kushi nis diskutimet me homologun e saj në Podgoricë

306330708 555487579709595 3750754262394258622 n

Pas dakortësimit për një abetare të re të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë nisur bisedimet për një abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi takoi këtë të premte homologun e saj Miomir Vojinoviç, me të cilin diskutoi mundësinë e përdorimit të një abetareje unike.

 

Ministri i Arsimit në Malin e Zi u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim të tillë, madje konfimroi se do të punojë për lehtësimin e procedurave që ky projekt të nisë sa më parë zbatimin.