Skip to content

Rama mbron fort anti-shpifjen: në BE ha burgun!

I sulmuar ashpër, nga sallonet e politikës, medias, si dhe në rrjete, mu prej inisiativës anti-shpifje, kryeministri Rama e ka mbrojtur me kartë europiane ligjin që po bën gati për t’u vënë fre gojëve akuzatore.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkruan Rama në Tëetter.

Kjo inisiativë e shefit të qeverisë vjen në një kohë të trazuar politike, ku opozita akuzon mazhorancën për lidhje me krimin e jo vetëm.