Skip to content

Fitorja e qendrës së djathtë në Itali/ Basha: Miqësia jonë, do bazohet në vlerat e përbashkëta historike

Ish kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së qendrës së djathtë në Itali.

 

Në një postim në Twitter, Basha teksa ka shprehur urimin e tij, thekson se Shqipëria dhe Italia do bazohen në vlera të përbashkëta, që do i bashkojë më shumë në rrugën e vendit tonë drejt BE.

 

“Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila është artikuluar gjithmonë në një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë europian”, shkruan Basha.